Rrëfimi rrënqethës i të burgosurit të komunizimit: Na rrihnin duke qeshur, birucat të tmerrshme

Më 22 maj u përkujtua 50-vjetori i Revoltës së Spaçit, i burgut famkeq që torturoi qindra të burgosur gjatë periudhës së regjimit komunist. Revolta e burgut nisi më 21 maj të vitit 1973 dhe zgjati deri më datë 23 maj.

Advertisements

Fatkeqësisht u shtyp dhunshëm, me ekzekutimin e 4 personave dhe ridënimin e 66 të burgosurve të tjerë që morën pjesë aktive në qëndrimin kundër drejtuesve të kampit. Pas revoltës në Spaç u shtua doza e dhunës dhe trajtimit çnjerëzor te të burgosurit.

Jo shumë larg Spaçit, ishte dhe burgu i Qaf Barit. Ky kamp u hap me të njëjtin qëllim, për nxjerrjen e mineralit të bakrit dhe piritit nga të burgosurit. Një prej të dënuarve që ka vuajtur mungesën e lirisë 2 herë në këtë kamp është Gjergj Hani. Ai na risjell në kujtesë vuajtjet që ka kaluar nga burgu i Qaf Barit, nga ajo çfarë ka mbetur nga rrënojat e atij vendi.

Advertisements

Kujtimet e Gjergjit janë groteske dhe kanë lënë gjurmë shumë të thella tek ai. Me një memorie të admirueshme ai tregon se çfarë ndodhte me fatkeqët e Qaf Barit.

“Kam qenë 2 herë në këtë burg. Herën e parë 16-vjeçar dhe herën e dytë qëndrova rreth 4 vjet. Torturat ishin të tmerrshme, mundoheshin të të rekrutonin si spiun dhe kur nuk ia dilnin niste agresiviteti.”

“Më kanë çuar dy herë në birucë për të më thyer, nuk ia kanë dalë. Ironike ishte se në biruca kishte një traditë, të rrihnin sa herë vinte ushqimi tri herë në ditë, dhe të pyesnin, kur e do dajakun, para apo pas buke.

“Edmond Caja ishte komandanti i tmerrshëm. Ai të rrihte duke qeshur, ndërsa Ludovik Cali ishte “bulldogu” i tij, njeri që nuk qeshte kurrë dhe i tmerrshëm”, tha ai ndër të tjera./Syri

Artikulli paraprakTiranaMan- superheroi në aksion për të shpëtuar kryeqytetin nga pr*stitutat(Video)
Artikulli tjetërKëmbimi valutor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, ja çfarë po ndodh me monedhat e tjera