Tensionet në Veri të Kosovës/ Rama për BBC: Marrëveshja shumë afër, e gjitha falë…

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për BBC lidhur me tensionet në Kosovë. Në intervistën e tij, Rama tha se SHBA-të dhe Bashkimi Evropian duan ta çojnë Kosovën në një tjetër nivel, megjithatë shtoi se kreu i qeverisë së Kosovës, Albin Kurti veproi mirë për demokracinë e vendit. Por sipas tij gaboi që i futi kryekomunarët e zgjedhur në institucionet serbve. Megjithatë shtoi se aktualisht Kosova dhe Serbia, falë Albin Kurtit dhe Aleksandar Vuçiç, janë shumë pranë një marrëveshjeje.

Advertisements

“Të gjithë liderët që takuam në Moldavi ishin të qartë se të dy palët duhet të ulen një herë e mirë dhe ta mbyllin marrëveshjen,”- shtoi më tej kreu i qeverisë shqiptare.

PJESË NGA INTERVISTA:

Advertisements

Rama: Ka një situatë që është shqetësuese në Veri të Kosovës, por nuk do i jepja shumë theks në përdorimin e fjalës rrezik. Kjo situatë është provokuar nga fillimisht serbët që braktisën institucionet. Krijuan vakum. Së dyti nga autoritetet e Kosovës që insistuan që të fusnin kryekomunarët e rinj në godina, ku shumica është serbe. Kështu që të saktësoj ishte shumë mirë që kishte zgjedhje për të treguar se asnjë nuk e rrëmbente dot procesin demokratik, por nuk ishte ide e mirë që të insistonin që këta 4 zyrtarë të futeshin në godina. Nuk jam këtu të gjej fajtorin por për t’ju përgjigjur pyetjes tënde. Mendoj që situata është për tu parë me sy optimist, pasi Serbia dhe Kosova, falë Kurtit dhe Vuçiç janë pranë për të mbyllur marrëveshjen historike. Duke qenë se marrëveshja franko-gjermane është shumë afër janë si çift që po futet në kishë për t’u martuar por zihen sepse po e rimendojnë vendimin.

A mendon se kjo marrëveshje do të ndodhë?

Rama: Nuk ka mënyrë tjetër në tokë që kjo marrëveshje nuk do të ndodhë. Pyetja është kur? Ishim në Moldavi dhe kishte besim tek liderët perëndimore që të dyja anët duhet të uleshin dhe të binin në marrëveshje.

Agresioni erdhi nga serbët…

Rama: Është e vërtetë por në anën tjetër është po ashtu e vërtetë që të dërgoni këto 4 kryekomunarë kundër mendimit të miqve, ishte e tepërt. Mendoj se Serbia nuk është më rrezik për Kosovën që nga viti 1999 dhe tani është koha për paqe dhe normalizim. Është koha që të mendojmë për marrëveshjen.

Artikulli paraprakNuk janë të afta në timon? Ja çfarë thonë statistikat për gratë shofere
Artikulli tjetërTiranaMan- superheroi në aksion për të shpëtuar kryeqytetin nga pr*stitutat(Video)