“Gruas time i morën fëmijën nga barku” / Francezi: U rrëmbeva nga UFO-t, kam parashikuar 11 Shtatorin, uragane dhe epidemi

Një francez i njohur si Dr Louis Turi thotë se ai është rrëmbyer nga alienët dhe më pas ka parashikuar ngjarje të mëdha botërore, një prej tyre rrëzimin e Kullave Binjake në SHBA të ndodhur në 11 shtator të vitit 2001.turii

Advertisements

Turi thotë se ai ka parashikuar njësoj si astrologu i shekullit të 16-të Nostradamus. Kjo ka ndodhur sipas tij, kur UFO-t hynë në shtëpi dhe i morën nga barku fëmijën gruas së tij. Ai thotë se u rrëmbye bashkë me gruan dhe më pas jashtëtokësorët i vendosën atij një përkrenare përmes së cilës ai mundi të parashikonte ngjarje të mëdha botërore. Ai thotë se FBI e ka marrë disa herë në pyetje pasi ka dyshuar mos bën pjesë në ndonjë celulë terroriste

Duke folur në dokumentarin: Një bashkëbisedim me Dr. Turin, ai shprehet se “gjatë gjithë jetës sime jam prekur nga hyjnorja.

Advertisements

Deri më sot nuk e di nëse është një mallkim apo një bekim, sepse ato më kanë sjellë përvoja befasuese për sa i përket parashikimeve.

Dr Turi emigroi me familjen nga Franca në SHBA dhe fama e tij u rrit në vitet e mëvonshme.

Shumë argumentojnë se parashikimet e tij, të tilla si grupe të mëdha njerëzish që u detyruan të shpërnguleshin për shkak të një fatkeqësie natyrore, ishin aq të shumta dhe të paqarta sa që disa do të realizoheshin përfundimisht.

Por Dr Turi pretendon se ka përdorur yjet për të parashikuar 11 Shtatorin, Cunamin aziatik, rezultatin e zgjedhjeve presidenciale të SHBA-së 2020 dhe zjarret australiane në 2019/2020. Ai madje predikon edhe metodë se si u shërua nga kanceri.

Ai pretendon se u shërua nga përzierja e panxharit, selinos, barishteve, rrikës, karotave dhe ananasit, të cilat ai e quan “transfuzioni i tij universal i gjakut”.

Turi kujton se si fëmijë kishte parë majmunë me sy të mëdhenj në shtratin e tij. Takimi me gruan ka ndodhur, thotë ai, kur ai po e çonte atë në një konkurs bukurie dhe ata u morën në bordin e një disku fluturues.

“Gruaja ime ishte tre muajshe shtatzënë, deri më sot e kanë fshirë kujtesën. Nëse e pyet atë, ajo thotë: Unë nuk kam qenë kurrë shtatzënë”, shprehet ai.

Dr. Turi thotë se takimi i tij i parë me alienët qëkur ishte i vogël në Provence të Francës. Ai thotë se i ka parë në shtratin e tij e papafingos së tij ku prindërit e dërgonin si ndëshkim, shkruan Daily Star.

“Unë dhashë data të sakta për sulmet terroriste që sollën FBI-në dy herë në shtëpinë time. S’po shpik asgjë”, shprehet ai.

Kur agjentët federalë e pyetën se si e dinte ai për sulmet në Nju Jork, Turi u përgjigj se “unë përdor astrologjinë e Nostradamusit. Zoti na i dha ato për interpretim”.

Artikulli paraprakU nis të ekzekutonte ish-bashkëshorten e tij, zbardhet e shkuara kriminale e 34-vjeçarit nga Tepelena
Artikulli tjetërKanceri i mori jetën, mësuesja i lë të birit një libër për çdo ditëlindje si dhuratë