Të shtëna me armë zjarri në një shkollë, raportohet për të vdekur

Dy gjimnazistë, 16 dhe 17 vjeç, u vranë të premten nga të shtënat me armë zjarri në Çikago të SHBA.

Advertisements

Ndërsa po dilnin nga shkolla me katër shokë të tjerë të klasës, dy makina u ndalën pranë tyre dhe personat me kapuç dolën dhe hapën zjarr ndaj tyre, sipas raportimit të gazetës Chicago Tribune.

Dëshmitarët okularë raportuan se personat e armatosur qëlluan rreth 20 herë, ndërsa një polic që ishte më vonë në vendngjarje foli për një sulm të mirëmenduar.

Advertisements

Dy studentët u dërguan në spitalin Northwestern Memorial në gjendje kritike, ku u humbën jetën prej plagëve të tyre pak kohë më vonë, tha zëvendës shefi i policisë John Hine.

Departamenti i Policisë së Çikagos po kryen një hetim për të identifikuar autorët dhe për të përcaktuar motivin e sulmit.

Artikulli paraprakI mërzitur dhe i përlotur, Romeo dhe Vesa e mbyllin me përqafime dhe puthje sqarimin mes tyre
Artikulli tjetërAnija më e madhe në planet fillon udhëtimin e saj të parë (Pamjet përrallore)