Plas sherri në familje, gruaja bën për spital bashkëshortin

Një person nga Kosova ka shkuar në polici dhe ka denoncuar bashkëshorten e tij, pasi sipas tij e ka dhunuar. Në raportin 24 orësh të Policisë bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të martën rreth orës 22:10 në Rahovec.

Advertisements

Po ashtu në raport thuhet se burri ka përfunduar në spital dhe ka marrë ndihmë mjekësore.

“Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar policinë se është sulmuar fizikisht nga bashkëshortja e tij e dyshuara femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa e dyshuara është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

Advertisements

Artikulli paraprakFshehu dënimin në Greqi, kryebashkiaku socialist del përpara GJKKO
Artikulli tjetërGjykata e la në burg, Xhemal Loka shpërthen në akuza: Ja kush ma vendosi armën në banesën time