Ish-kryeministri Sali Berisha ka mbajtur një fjalim dje nga dritarja e banesës së tij, para mbështetësve që janë grumbulluar sërish poshtë pallatit. Gjatë fjalës së tij, ai shtoi se Rilindja e Ramës, është gjëja më e keqe që i ka ndodhur popullit shqiptarë. Berisha nuk harroi të përshëndeste mbështetësit e tij, të cilët prej më shumë se dy javësh mblidhen poshtë banesës, ku ai po vaun masën arrest shtëpie. “Mirëmbrëma dhe përshëndetjet më të nxehta. Përulem me mirënjohje të pakufishme para jush, djem e vajza, burra e gra, që zhvilloni çdo natë në këtë rrugë, një nga betejat ndër më të mëdhatë në historinë e këtij vendi. Zhvilloni këtu betejën pa kthim kundër të keqes së madhe që ka kapluar qenien shqiptare, që ka kapluar lirinë, dinjitetin,
Advertisements
por edhe identitetin e këtij kombi. Kjo e keqe quhet rilindja e Edi Ramës. Miqtë e mi, ju u ngritët në një moment jashtëzakonisht të rëndësishëm për Shqipërinë dhe shqiptarët, u ngritët kur Edi Rama, aleanca e krimit, drogës dhe korrupsionit që qeveris këtë vend, mendoi dhe besoi se i dha opozitës goditjen nukleare, se shndërroi këtë rrugë, pallat, ballkon në ballkonin e frikës dhe tmerrit për shqiptarët”, tha ai. Më tej Berisha lëshoi disa akuza ndaj kryeministrit Rama, teksa e krahasoi atë edhe me ish-diktatorin Enver Hoxha. “Kjo betejë është e shenjtë aq sa është shenjtë për njeriun liria e tij.
Kjo betejë është e shenjtë aq sa është i shenjtë për njeriun, dinjiteti i shenjtë. Kjo betejë është e shenjtë aq sa është i shenjtë për qytetarin i shenjtë, dheu i tij.
Advertisements
Miqtë e mi! Në një hark kohor të shkurtër, Edi Rama, mafia e tij më e rrezikshme në Europë, mafia e tij shtetërore, u sul me tërbim kundër fjalës së lirë. Mbylli televizione, media. I shembi kryeqytetit dhe kombit, simbolin e mrekullueshëm, Teatrin e tij Kombëtar. Edi Rama një lloj si një bandit, pa ligj, moral, dinjitet, trajtoi shqiptarët në Astir, tek Unaza, njëlloj si një pushtues i egër. Nga kjo tribunë e juaja, tribunë e lirisë, e dinjitetit, guximit ju ftoni, apeloni ndjenjat patriotike të çdo shqiptari. Shqiptarë, atdhetarë kudo që jeni, mos harroni se në Tiranë sot është një armik i egër i Kombit shqiptar i cili në raport me pjesë të tjera të kombit është vëlla siamez me Enver Hoxhën”, nënvizoi Berisha.