Aksident i frikshëm në aksin Lezhë-Laç, drejtuesi i mjetit në gjendje të rëndë

Pasditen e sotme, një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Lezhë-Laç, ku një kamion me ngarkesë rëre, është përplasur me një mjet tjetër, tip “Pasat”.

Advertisements

Burime bëjnë me dije se i plagosur ka mbetur drejtuesi i mjetit “Pasat”, i cili është transportuar në spitalin e Lezhës me dëmtime të shumta.

Për nxjerrjen e të plagosurit nga automjeti, është dashur ndërhyrja e zjarrfikëses.

Advertisements

Nga përplasja e fortë të dy automjetet kanë përfunduar në anë të rrugës.

Siç shihet nga pamjet, makina është shkatërruar plotësisht.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Artikulli paraprakE frikshme! Shembet rruga në qendër të Selanikut, dy të rinjtë përfundojnë brenda gropës së thellë
Artikulli tjetërShkoi për të kryer marrëdhënie s*ksuale në pyll, por u gjet i masakruar, lidhjet homos*ksuale të Bledar Dedjas dhe dyshimet e gruas së tij