Detaje të reja dalin nga rrëmbimi dhe vrasja e 14-vjeçares në Maqedoninë e Veriut, ku u përfshi edhe babai i saj.
Advertisements
Sipas prokurorit të çështjes, Gavril Bubevski, 74-vjeçari Pançe Zhezhovskit, i cili u gjet i vdekur së bashku me adoleshenten, është vrarë për shkak se autorëve iu duhej një makinë për të rrëmbyer Vanja Gjorçevska.
Makina e 74-vjeçarit, një mjet tip “Citroen” i bardhë, është përdorur për të marrë peng 14-vjeçaren.
Advertisements
Gjithashtu, sipas prokurorit, viktima Pançe Zhezhovski i kishte një borxh prej 500 euro, autorit kryesor të dyshuar të krimit të dyfishtë, Ljupço Palevski.