Të dënuarit e kthyen burgun e Peqinit në hotel! Emërohet drejtori i ri pas vrasjes

Florenc Doka do të jetë drejtori i ri i burgut të Peqinit. Ai do të zëvendësojë në këtë detyrë Kamber Hoxhën, i cili kishte vetëm pak kohë që ishte komanduar, por u arrestua pas vrasjes që ndodhi javën e kaluar.

Advertisements

Hoxha u arrestua bashkë me 11 zyrtarë të tjerë të burgut, ku i dënuari Sokol Mjacaj qëlloi për vdekje Arben Lleshin dhe plagosi Indrit Qaqen.

Në dosjen e prokurorisë theksohej se Kamber Hoxha në cilësinë e drejtorit të burgut dhe shefi i regjimit të brendshëm e kishin njoftuar drejtorin e përgjithshëm për situatën brenda duke thënë të vërtetat troç, se të dënuarit e kishin kthyer burgun si hotel me arredimet dhe gjithçka që kishin futur brenda.

Advertisements

Artikulli paraprakMoti merr kthesën e fortë? Meteorologu Hakil Osmani zbulon çfarë pritet të ndodhë në fundjavë
Artikulli tjetërShantazhonte vazhdimisht ish të dashurën shtatzënë para se ta vriste, hetuesit zbardhin detaje të reja nga ngjarja: Fandaj donte…