Ish-kryeministri Sali Berisha ka mbajtur këtë të premte një deklaratë për media ku foli në lidhje me procesin penal të nisur ndaj tij për përfshirjen në çështjen “Partizani”.
Advertisements
Deklarata për media e Berishës përkoi me kohën kur SPAK nga ana tjetër dorëzoi kërkesën në GJKKO për dhënien e masës “Arrest në shtëpi” për ish-kryeministrin.
Berisha nga ana tjetër e cilësoi procesin gjyqësor si një hakmarrje politike të kryeministrit Rama ndaj tij. Ai shtoi gjithashtu se SPAK fshehu dokumentet për pronën ku u vendos klubi Partizani.
Advertisements
“Toka nuk ishte shpronësuar nga italianët, por ishte rekuizuar”, tha Berisha.
Pjesë nga deklarata e Berishës
Siç jeni në dijeni, nga tetori gjer dje, u zhvillua procesi më i falsifikuar në historinë e Shqipërisë, një proces të kësaj natyre nuk ka njohur as diktatura komuniste.
Ky proces filloi me vendosjen e masave të sigurisë në kundërshtim flagrant me Kushtetutën ndaj Sali Berishës dhe arrestimin me brutalitet të anëtarit të Këshillit Kombëtar, dhëndrit të tij, Jamarbër Malltezi.
Ky proces ka në qendër hakmarrjen e verbër politike të Edi Ramës.
Për të realizuar këtë qëllim janë përdorur mercenarë të Skapit, të cilët kanë falsifikuar, kanë manipuluar, kanë fshehur me qindra e qindra dokumente në dosjen e njohjes, kthimit tokës dhe privatizimit të objekteve të klubit Partizani për 300 pronarë, njëri prej tyre ishte Jamarbër Malltezi.
Jam këtu për t’u njohur ju me disa nga fshehjet e tyre kriminale.
Ju, siç është bërë e ditur, e dini se Taulant Bego Yaris dhe Edi Rama dorëzuan tre vite më parë në Skapin e partisë dosjen për klubin Partizani, me akuzën se kjo pronë ku vendosej klubi ka qenë e shpronësuar nga autoritetet italiane.
Mirëpo gënjeshtra siç thotë populli, i ka këmbët e shkurtra. Fletoret Zyrtare të asaj periudhe që gjenden online, faktojnë se ky është një mashtrim, një shpifje, një trillim.
Territori ku është ndërtuar klubi Partizani nuk ka qenë kurrë i shpronësuar, por me dokumentet e nënmbretit Jakomoni, ka qenë i rekuizuar. Rekuizicioni është një kategori krejt tjetër, në të cilën shteti- sepse Italia paraqitej si shtet këtu- pra Jakomoni ka dekretin e fundit të tij të publikuar në këto fletore, të 30 qershorit të vitit 1943, në të cilin thotë për zonën 3 dhe 4, rekuizimi i tyre shtyhet dhe për 6 muaj.
Çfarë ishte rekuizimi? Rekuizimi ishte bllokimi i pronës, mundet ose jo të të jepte një qira, por ti nuk mund ta përdorje për asgjë atë pronë derisa të shpronësohej ose t’i rikthehej pronarit.
Pra, janë të gjithë dokumentet që faktojnë se toka ka qenë e rekuizuar, çka rrëzon çdo insinuatë se kjo ka qenë tokë me shpronësuar dhe e shpërblyer nga pushteti i atëhershëm, okupatori italian.
Pse i kanë fshehur tani? I kanë fshehur sepse mbi bazën e këtyre fletoreve, këtyre dokumenteve zyrtare, Jamarbër Malltezi ka paditur në Skap për kallëzim të rremë, Taulant Ballën.
Natyrisht Skapi nuk mund të ekspozonte këto dokumente sepse do i duhej të hapte çështje penale ndaj Taulant Ballës.