Plani për ekzekutimin e Xhevdet Plakut ku u përfshi ish-shefi i Krimeve! Historia e përplasjeve mes të fortëve të Durrësit, tre ish-efektivë policie për ekzekutimin e “kapos” së drogës

Dje është ndërhyrë në Sukth të Durrësit për të arrestuar tre persona të cilët mësohet se kanë tentuar të ekzekutojnë një person me rekorde të mëdha kriminale.

Advertisements

Por ajo që është zbuluar në hetimet e SPAK është se shënjestra e ekzekutimit dyshohet se është nxjerrë në pritë te ky grup kriminal nga ish-shefi i krimeve të Komisariatit nr. 6, Dedan Gjoni. Ky i fundit u arrestua pak ditë më parë në kuadër të një tjetër grupi kriminal, në të cilin ishte i përfshirë Erzen Breçani bashkë me të birin dhe një sërë emrash të tjerë.

Policia në bashkëpunim me BKH-në kanë ndërhyrë dhe nga tre persona që kishin urdhër-arreste kanë mundur të prangosin vetëm dy në vendin tonë, ndërkohë që personi i tretë është arrestuar në Holandë. Dedan Gjoni, gjendet në arrest me burg, e për pasojë ai është nën të njëjtën masë. Policia theksoi dje se ka arrestuar Rexhep Rapin, edhe ky ish-punonjës policie bashkë me mikun e tij Dejvi Gjermeni.

Advertisements

Ky i fundit u arrestua në Holandë. Ndërkohë në pranga ka rënë edhe nipi i Rexhepit, Algerti, si të përfshirë në atentatin e dështuar ndaj Xhevdet Plakut, një personi mbi dy dekada histori kriminale, që nga shfrytëzimi i prostitucionit, trafiku i drogës e deri te vrasjet, ku është përfolur për dy ngjarje të tilla, një në Shqipëri dhe një në Itali. Dje, mësohet se ndaj tyre është dhënë edhe masa e sigurimit arrest me burg për akuzat e ngritura ndaj tyre, por mësohet se Rexhep Rapi, nga Sukth i Durrësit ka kundërshtuar të gjitha gjetjet e SPAK në adresë të tyre.

ARRESTIMET

Me kërkesë të SPAK, Gjykata e Posaçme firmosi 4 urdhër arreste, dhe përveç Gjonit u ekzekutua nga Policia e Durrësit arrestimi i Rexhep Rapit, personazh i njohur me histori kriminale në Shijak, nipit të tij Algert Rapi dhe Dejvi Gjermeni, punonjës policie në atë kohë në Policinë e Durrësit, i arrestuar ditën e sotme në Limburg të Holandës, pas bashkëpunimit me autoritetet atje dhe INTERPOL.

Po sot Gjykata e Posaçme la në fuqi masat e sigurisë për 4 të arrestuarit për sigurim kushtesh për të kryer vrasje. Gjatë kohës që Dedan Gjoni ka qenë me detyrë më Komisariatin e Shijakut dyshohet se ka bashkëpunuar me Rexhep Rapin, njohur ndryshe si “Kepi Rrapi” për ekzekutimin e Plakut.

Nga hetimet ka rezultuar se urdhri i krimit është dhënë nga Holanda. Ish-efektivi Dedan Gjoni ka thirrur në komisariat objektivin Xhevdet Plaku më 17 shtator 2019, ka raportuar te autorët orën që do e lironte si dhe u ka nisur foto të tij. Fatmirësisht, atentatorët janë tërhequr nga plani dhe vrasja nuk u krye. Nuk dihet saktësisht pse Rexhep Rapi e jës policie në atë kohë në Policinë e Durrësit, i arrestuar ditën e sotme në Limburg të Holandës, pas bashkëpunimit me autoritetet atje dhe INTERPOL.

Po sot Gjykata e Posaçme la në fuqi masat e sigurisë për 4 të arrestuarit për sigurim kushtesh për të kryer vrasje. Gjatë kohës që Dedan Gjoni ka qenë me detyrë më Komisariatin e Shijakut dyshohet se ka bashkëpunuar me Rexhep Rapin, njohur ndryshe si “Kepi Rrapi” për ekzekutimin e Plakut. Nga hetimet ka rezultuar se urdhri i krimit është dhënë nga Holanda.

Ish-efektivi Dedan Gjoni ka thirrur në komisariat objektivin Xhevdet Plaku më 17 shtator 2019, ka raportuar te autorët orën që do e lironte si dhe u ka nisur foto të tij. Fatmirësisht, atentatorët janë tërhequr nga plani dhe vrasja nuk u krye. Nuk dihet saktësisht pse Rexhep Rapi e donte të vdekur Xhevdet Plakun, por ky i fundit ka qenë nën akuzë nga Gjykata e Savonës për vrasjen e Sali Rapit dhe plagosjen e Alfred Hasës, por mori pafajësi. Sali Rapi u vra me dy plumba pistolete, armë që nuk u gjet kurrë. Rexhep Rapi rezulton të jetë arrestuar me armë pa leje në një lokal në vitin 2021.

Falënderojmë Policinë e Shtetit për profesionalizimin e treguar dhe bashkëpunimin e ngushtë, gjatë fazës së ekzekutimit të vendimit të gjykatës. Falënderim të veçantë për agjencitë ligjzbatuese të Mbretërisë së Holandës për bashkëpunimin intensiv dhe kontributin e dhënë në kuadër të hetimeve të këtij procedimi penal.

SHËNJESTRA

Xhevdet Plaku, i njohur me nofkën “Akili” përdorte edhe 25 identitete të ndryshme gjatë kohës që ishte koka e grupit kriminal të trafikut të drogës në Amsterdam. Pakove të kokainës iu vinte emra sipas cilësisë së mallit, zakonisht emra të markave të shtrenjtave të drogës duke nënkuptuar cilësinë e lartë të saj. Dedan Gjoni ndodhet në arrest me burg prej 20 nëntorit 2023 i akuzuar për sigurim të kushteve për të kryer vrasje me grupin Breçani. Në këtë dosje ndaj tij janë dhe akuzat ‘Trafik narkotikësh’, ‘Grupi i strukturuar kriminal’, ‘Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal’, “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje” dhe ‘Shpërdorim detyre’.

Gjykata e Posaçme ka lënë në fuqi masat e SPAK për 4 të arrestuarit, ish-shefi i komisariatit Dedan Gjoni, Rexhep Rapi ‘i forti’ i Durrësit, Algert Rapi dhe Devi Gjermëni të cilët akuzohen se kanë krijuar kushtet për vrasjen e mbetur në tentativë të Xhevdet Plakut, kreut të një grupi droge. Gjatë seancës për caktimin e masave, Kep Rapi ka mohuar akuzat ndaj tij. Dedan Gjoni ishte nën arrest për përfshirjen në grupin e Erzen Breçanit, ndërsa masat e tjera u ekzekutuan sot. Kep Rapi dhe nipi i tij Algert Rapi u kapën në Sukth, ndërsa Devi Gjermëni është arrestuar në Holandë

Artikulli paraprakBesa Kokëdhima përfaqëson Shqipërinë në Eurovision 2024!
Artikulli tjetërFluks në Kapshticë, mijëra qytetarë kalojnë në doganë, pala shqiptare punon me 4 sportele