“O Nasip, o çuna, çfarë do të bëjmë?”! Kaos dhe rrëmujë në komisionin e sigurisë. Opozita bllokoi punimet e kësaj seance ku do të diskutohej marrëveshja me Italinë për emigrantët.
Advertisements
Deputeti Flamur Noka i zuri karrigen kryetarit Nasip Naço. Përballë kësaj situate mbledhja nuk u zhvillua.
Kryetari i komisionit të sigurisë, Nasip Naço deklaroi “këta kanë humbur sensin e të qenit deputetë në Kuvend. Kjo është çështje e tyre e brendshme.
Advertisements
Këta janë 4-5 grupe. Kjo është fatkeqësi e tyre. Jemi të detyruar që mbledhjen ta kalojmë online në orën 12” tha ai.