Nuk u porosit vetëm vrasja e Arben Lleshit! Kush është Xheladin Kruja, për “kokën” e të cilit janë dhënë 200 mijë euro?

Krimi në Shqipëri duket se po thyen të gjitha barrierat, pasi po porositen vrasje edhe brenda burgjeve. Arben Leshi u vra nga Sokol Mjacaj me 3 plumba, vrasje që dyshohet se është bërë me pagesë. I burgosuri Indrit Shaqja ka rrëfyer para prokurorëve se janë ofruar 200 mijë euro për “kokën” e Lleshit.

Advertisements

Ai tregoi se i kishin kërkuar ta helmonte, por nuk e kishte realizuar dhe si duket këtë “punë” e mori përsipër Mjacaj. Por Lleshi nuk është i vetmi për të cilin është paguar, pasi sipas dëshmisë së Shaqes, janë dhënë 200 mijë euro dhe për të eliminuar një të burgosur tjetër, Xheladin Krujën. Por kush është Xheladin Kruja? Ai akuzohet se më 3 maj të vitit 2001 vrau dy vëllezërit Eliton dhe Enton Grezda, 20 dhe 18 vjeç në lagjen “Naim Gjylbegu” në Shkodër.

Vrasja ndodhi pas një grindjeje mes të rinjve kur edhe Kruja ishte asokohe 22 vjeç. Pas sherrit ai shkoi në shtëpi, mori automatikun dhe qëlloi me breshëri drejt dy vëllezërve, raporton Vizion Plus. Ai u largua nga vendi i ngjarjes dhe u arrestua dy ditë më vonë.

Advertisements

Teksa vuante dënimin në burgun e Shën Kollit, më 3 qershor 2021 ka tentuar të vrasë ish- kreun e komunës Rrethina, Kleves Muja. Një vit më vonë, në 2013 ai u dënua me 16 vite e 8 muaj burg dhe u dërgua në burgun e sigurisë së lartë. Sipas organit të akuzës nga hetimet e kryera, u provua, falë edhe pamjeve filmike të regjistruara nga kamerat e sigurisë së burgut, se i pandehuri Xheladin Kruja e ka goditur në qafë shtetasin Keleves Muja me një tub të modifikuar si thikë. Ky sulm ndodhi pikërisht në çastin që Muja po kthehej në qeli pas takimit me familjarët.

Artikulli paraprak“Do të nxjerr videot” Vrasja e gruas shtatzënë, lidhja jashtëmartesore me shqiptarin
Artikulli tjetërAgravon debati, gruaja rreh ish-bashkëshortin në qendër të qytetit