Pasi zbuluan lajmin që janë në pritje të ëmbël, Luizi dhe Kiara po kërkojnë ndihmën e ndjekësve të tyre për të zgjedhur emrin e vajzës.
Advertisements
E ku më mirë mund ta bënin këtë sesa në një “live” në Instagram, ku u mblodhën me mijëra fansa. Propozimet ishin nga më të ndryshmet, por Luizi zbuloi se së bashku me Kiarën dëshirojnë që emri i fëmijës së tyre të parë të fillojë me shkronjën “L”.
Në këtë “live” diskutimesh mori pjesë edhe Ronaldo Sharka i cili ndryshe nga të tjerët që po komentonin emra të mundshëm, ai shkroi: “Kiara presim të të shohim në Fan Club nesër”, duke e shoqëruar me një emoji me sytë me zemra.
Advertisements
Kujtojmë që Ronaldo është përballur virtualisht shpesh herë me Luizin dhe Kiarën, mirëpo si duket i ka lënë pas krahëve mëritë dhe tani e komplimenton dyshen