Kush është polici që përplasi makinën ku ndodhej djali i gjyqtares Irena Gjoka?

Izidor Heta është efektivi, i cili u përplas mbrëmjen e kaluar me makinën e Gardës, që po shoqëronte makinën e gjyqtares së Gjykatës së Posaçme Antikorrupsion, Irena Gjoka.

Advertisements

Heta është efektiv i Policisë Rrugore në Elbasan.

Mësohet se në momentin e aksidentit, po udhëtonte me një makinë private me targa zviceriane dhe jo me mjetin e policisë.

Advertisements

Ndërsa shoferi i mjetit ku ndodhej djali i gjyqtares ishte Ardjan Disha.

Bazuar në pamjet e kamerave te sigurisë, polici dyshohet të ketë shkaktuar përplasjen.

Sipas gardistëve që po eskortonin djalin e Irena Gjokës, policit iu kërkua tre herë që të distancohej dhe të mos hynte në eskortim, por ai nuk u bind.

Gardistët pretendojnë se polici udhëtoi pas tyre që nga Rinasi e deri në Selitë, ku ndodhi aksidenti.

Vetë polici, në dëshminë e dhënë të premten në mbrëmje, pretendoi se ishte lagështira në rrugë që e bëri të humbasë kontrollin.

Megjithatë, hetimet, pjesë e të cilave përveç policisë u bë edhe SHISH së bashku me Gardën, pritet të bëjnë zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Artikulli paraprakKursi i këmbimit për sot/ Bien monedhat e huaja, ja me sa shitet dhe blihet euro dhe dollari
Artikulli tjetërPlanifikoni të ikni jashtë vendit? Ja vendet më të rrezikshme në botë për të udhëtuar në vitin 2024, si kategorizohet Shqipëria