Zbardhen detaje të reja nga aksidenti që ndodhi mbrëmë në Tiranë ku u përfshi eskorta e Gardës së Republikës, e cila shoqëronte gjyqtaren e Gjykatës së Posaçme, Irena Gjoka. Paraprakisht mësohet se një punonjës policie teksa udhëtonte me automjetin e tij ka goditur automjetin e punonjësve të Gardës.
Advertisements
Shkak i aksidentit dyshohet lagështira si pasojë e shiut. Nga aksidenti nuk ka asnjë person të lënduar. Pas aksidentit ka pasur dhe një debat mes punonjësit të policisë dhe punonjësve të Gardës. Policia dhe prokuroria kanë nisur hetimet për rastin. Irena Gjoka ka qenë kryefjalë në muajt e fundit për dosjen “Partizani” teksa në datë 26 Dhjetor do të vendosë për fatin e Sali Berishës nëse do ta mbyllë në arrest shtëpie ose jo.
“Më datë 22.12.2023, në Selitë, janë përplasur (vetëm me dëme materiale) automjeti me drejtues shtetasin A. D., me automjetin e Policisë, me drejtues shtetasin I. H. Si pasojë shtetasi I. H., ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe automjeti ka dalë nga rruga. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit” njofton policia.
Advertisements