E rëndë, shpërthen depoja e karburantit, 23 të vdekur dhe 241 të plagosur

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Guinea, ku pas shpërthimit të një depoje karburanti, 23 persona kanë humbur jetën dhe janë plagosur 241 të tjerë.

Advertisements

Nga 241 të plagosurit, 167 janë kthyer në shtëpi dhe 74 janë ende në spital, sipas shifrave të qeverisë.

Po ashtu raportohet se një numër i madh personash rezultojnë të zhdukur pas katastrofës, ndërsa hetimet ende vazhdojnë.

Advertisements

Kreu i ushtrisë në pushtet në Guinea, koloneli Mamadi Dubouia, shpalli tre ditë zie kombëtare të mërkurën mbrëma.

Artikulli paraprakFruthi shumë pranë, mjeku Alimehmeti thirrje prindërve: Vaksinoni fëmijët
Artikulli tjetërMoti merr kthesën e fortë? Meteorologu Hakil Osmani zbulon çfarë pritet të ndodhë në fundjavë