Glenn Simmons, është 71-vjeçari që u shpall i pafajshëm nga Gjykata në shtetin amerikan të Oklahomas, pasi kaloi gati gjysmë shekulli pas hekurave, për një krim që nuk e kishte kryer.
Advertisements
Ai është personi që kaloi kohën më të gjatë në burg, përpara se të shfajësohej në historinë e SHBA, sipas Regjistrit Kombëtar të Shfajësimeve.
Ai dhe një burrë tjetër, Don Roberts, u dënuan me vdekje në 1975 për vrasjen e një punonjësi 30-vjeçar gjatë një grabitjeje në Edmond.
Advertisements
Më pas dënimi i tyre u ndryshua në burgim të përjetshëm.
Dënimi i dy burrave u bazua në dëshminë e një klienteje adoleshente, e cila u qëllua me plumb në kokë gjatë grabitjes, por mbijetoi.
Adoleshentja i identifikoi ata mes të dyshuarve të tjerë të paraqitur nga policia, por një hetim i mëpasshëm vuri në dyshim besueshmërinë e identifikimit.
Gjatë gjyqit fillestar, të pandehurit dëshmuan se nuk ishin as në Oklahoma ditën e vrasjes. Simmons u lirua nga burgu në korrik pas 48 vitesh, një muaji e 18 ditësh burg.
Ai u shpall i pafajshëm të martën nga një juri në Oklahoma, e cila e rrëzoi dënimin e tij.