E mori me forcë në makinë dhe tentoi ta përdh**onte, arrestohet 38-vjeçari nga Fieri. Si dhunoi nënën e tij që tentoi të largonte vajzën nga banesa

Një 38-vjeçar është vënë në pranga në Patos të Fierit, pasi dyshohet se ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me dhunë me një 27-vjeçare.

Advertisements

I riu me inicialet V.D dyshohet se e ka marrë vajzën në fjalë në automjet dhe e ka çuar në banesën e tij, pa dëshirën e saj, me të cilën ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me dhunë.

Më pas, sipas uniformave blu, ai ka ushtruar dhunë edhe ndaj nënës së tij, e cila ka ndërhyrë për të larguar 27-vjeçaren nga banesa.

Advertisements

Njoftimi i Policisë:

-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin V. D., 38 vjeç, banues në Grizë, Patos.

Ky shtetas, ditën e djeshme, dyshohet se ka marrë në automjet dhe e ka çuar në banesën e tij, pa dëshirën e saj, një shtetase 27 vjeçe, me të cilën ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me dhunë.

Gjatë kësaj kohe, ky shtetas ka ushtruar dhunë edhe ndaj nënës së tij, e cila ka ndërhyrë për të larguar 27-vjeçaren nga banesa.

Materialet procedurale për këtë rast i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprat penale “Dhuna në familje”, “Heqja e paligjshme e lirisë”, “Dëmtime të tjera me dashje” dhe “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura”, mbetur në tentativë.

-Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor të DVP Fier arrestuan në flagrancë shtetasin L. Y., 38 vjeç, banues në Fier, pasi është konstatuar nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur, dhe gjatë shoqërimit ka kundërshtuar me forcë punonjësit e Policisë.

Artikulli paraprakGaz Paja ndahet nga bashkëshortja? Çfarë ndodhi me martesën e çiftit 4 vite pas dasmës së tyre luksoze
Artikulli tjetërEkstradohen dy “mashtruesit” në Shqipëri, ishin në kërkim dhe të dënuar me burg, fshiheshin në Gjermani