Pasi Kuvendi me 75 vota pro i hoqi imunitetin, ish-kryeministrit Sali Berisha, kreu i grupit parlamentar të PD Gazment Bardhi ka reaguar, duke u shprehur se ky vendim është antikushtetues dhe një akt të mirëfilltë politik, të miratuar vetëm me votat e Edi Ramës.
Advertisements
Reagimi i Bardhit:
“Vendimi antikushtetues i Kuvendit ndaj Sali Berishës, miratuar vetëm me votat e Edi Ramës pa arsyetim dhe prova, është akt i mirëfilltë politik. Shpërfillja e Kushtetutës dhe ligjit në rastin konkret, është standarti më i keq i vendosur në një shoqëri demokratike.
Advertisements
Cilido duhet të jetë i barabartë përpara ligjit, por barazia duhet të ekzistojë edhe në të drejta. Një standart për bashkëpunëtorët e Edi Ramës dhe një tjetër standart tërësisht i ndryshëm për kundërshtarët e Edi Ramës, nuk është as barazi dhe as drejtësi”, shprehet Bardhi.