Tronditet sërish Prishtina nga një tjetër krim! Dhëndri vret me thikë vjehrrin

Prishtina është tronditur nga një tjetër krim i rëndë mbrëmë. Pas vrasjes së Liridona Murselit, bashkëshortja e ish-këshilltarit të presidentit Behgjet Pacolli, Naim Murseli, e cila u gjet në një makinë, viktimë këtë herë ka mbetur një 60-vjeçar. Ngjarja ndodhi në lagjen Emshir.

Advertisements

Drejtori i Klinikës Emergjente Naser Syla pohoi se personi shkoi i plagosur në spital, por nuk mundi t’i shpëtonte plagëve.

“Ka ardhur i plagosur në Emergjencë një burrë rreth moshës 60 vjeçare.

Advertisements

Ai është plagosur nga një armë e ftohtë. Përkundër që ekipet kanë intervenuar dhe e kanë futur në sallë, ai ka ndërruar jetë, pasi që nuk ka mundur t’i përballojë plagët e marra nga thika”, ka thënë ai.

Ka dyshime se dhëndri, Edon Bujupi, ka plagosur me thikë vjehrrin e tij, Ali Kosova, ndërkohë që nuk dihen motivet e ngjarjes.

Artikulli paraprakE rëndë në Prishtinë, vritet gruaja e ish këshilltarit të Behgjet Pacollit
Artikulli tjetërDrake vishet me flamurin shqiptar në këngën e re