Prokuroria pushoi çështjen, nëna e Learit flet mes lotësh: Dha shpirt në duart e policisë! Po t’i kishin dhënë ndihmën e parë do ishte gjallë

Prokuroria e Tiranës vendosi ditën e djeshme pushimin e çështjes për vdekjen e 32 vjeçarit Lear Kurtit. Sipas hetimeve ka rezultuar se vdekja ka ardhur nga mbidoza e lëndës narkotike. Kërkesa e prokurorisë së bashku me rezultatet e hetimit është dorëzuar në gjykatë.

Advertisements

Sakaq, pas këtij vendimi ka folur nëna e Learit mes lotësh. Ajo thotë për emisionin “Me zemër të hapur” se djali i saj ka vdekur në duart e efektivëve, dhe se ata do dihej që t’i jepnin ndihmën e parë dhe ta dërgonin në spital, e më pas të vazhdonin me procedurat ligjore.

“Duhej ta çonin në spital, pastaj të bënte policia punën e saj. Këtu kanë bërë shkelje. Në momentin që e kanë kapur, nuk di gjë dhe kamera nuk diskutohet dhe çdo gjë pastrohet, por Leari ka dhënë jetë në duart e tyre. Dhe në spital e kanë sjellë të vdekur dhe i vunë kot një vigon fallco. Leari ka dhënë jetë në duart e tyre, të policisë.

Advertisements

Te Leari është dhe një shenjë të brinja, nuk e di, a me shkelm apo… unë shpresoj shumë të Gjykata. Çfarë të them unë e shkreta, ajo që u bë u bë, por nuk ka siguri këtu. Se si puna e djalit tim mund t’i vijë radha tjetrit, që nuk ia uroj askujt. Po të kishin vepruar siç duhet sot Leari do ishte o me mua ose çfarë do bënte shteti. unë shkoj dy herë në javë te varri i djalit dhe i lutem Zotit të na takojë bashkë. T’i kishin dhënë ndihmën e shpejtë, se e kishin afër spitalin”, rrëfeu ajo mes lotësh.

Artikulli paraprakDitëlindja e fundit/ Nënë e bijë vriten dhe mbështillen me çarçafë brenda vilës
Artikulli tjetërVajza e ish-deputetit vdiq në aksident, Xhensila Myrtezaj bën dedikimin prekës