Pjesë e bandave në Itali, arrestohet në Durrës 28-vjeçari (EMRI)

Glorildo Halili, 28 vjeç, është arrestuar nga policia e Durrësit pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Advertisements

Në kuadër të operacionit “Vendndodhja”, në lagjen nr. 13, Durrës, u kap dhe u arrestua me qëllim ekstradimin në Itali, shtetasi i shpallur në kërkim ndërkombëtar G. H., 28 vjeç, banues në fshatin Çermë, Lushnjë, njofton policia.

28-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Torinos, Itali, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” dhe “Grupi kriminal”, të parashikuara nga Kodi Penal i Italisë.

Advertisements

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijon procedurat për ekstradimin e 28-vjeçarit, në Itali.

Artikulli paraprakNuk ka qetësi për Shqipërinë! Stuhi dhe reshje shiu, ja kur pritet të përmirësohet moti
Artikulli tjetër“Dua 500 mijë Euro për ta hequr qafe”! Kush ishte spiuni i Ervis Martinajt brenda RENEA-s?