Përshkallëzohet tensioni, Noka hyn me dhunë në Kuvend, deputeti i përjashtuar kalon kangjellat

Tensione në kryesinë e Kuvendit. Kryesia ka vendosur që deputetët opozitarë, të përjashtuar për disa ditë lidhur me dhunën e ushtruar në seancën plenare të javës së kaluar, që ata të mos lejohen të futen brenda në godinë. Sipas gazetares Erneta Shevroja, ata kishin parashikuar një mbledhje të grupit të tyre parlamentar.

Advertisements

Ndërkohë siç shihet edhe nga pamjet, deputeti Flamur Noka ka kaluar kangjellat për të hyrë brenda ambienteve të kryesisë.

“Sipas vendimit të deputetëve, ata do të hynin në sallën e tyre të mbledhjes së grupit, ku zhvillojnë punimet e tyre. Nuk bëhet fjalë vetëm për të penguar komisionet parlamentare, por për të zhvilluar mbledhjen e tyre por as për këtë deputetët nuk janë lejuar për të hyrë. Deputetët duhet të jenë përderisa kishin një lloj organizimi për të qenë në këtë mbledhje. Komisioni i Ekonomisë u zhvillua online dhe në të morën pjesë edhe tre deputetë të PD-së.”, raportoi gazetarja.

Advertisements

Artikulli paraprak“Hape derën, hape burgun”! Garda i jashtë, Flamur Noka kalon mbi hekurat
Artikulli tjetër“Ik se më vrave krahun…”- Saimir Korreshi përplaset me Gardën! Deputetët e opozitës: O Petro, hajde hape derën, nga do hysh ti?!