Përsëritet historia! Pse nëna dhe motra e Luizit munguan në festën e bebit

Kiara Tito dhe Luiz Ejlli kanë konfirmuar sot se do të bëhen prindër për herë të parë. Lajmin e ëmbël çifti e ndau në mënyrën më të veçantë, nëpërmjet këngës së re të Luiz Ejllit, “Frymë”.

Advertisements

Në videoklip shfaqen të gjitha momentet, që kur çifti mësoi lajmin e deri të festa speciale ku zhuluan gjininë.

“Bëjnë fëmijë për interes”, e afërmja e Kiara Titos i kthehet Zhaklinës: Ti ta shpif

Advertisements

Por nuk mund të mos vihej re se në festë, ku ishin të pranishëm të gjithë të afërmit e Kiarës, mungonte nëna dhe motra e Luizit, njësoj si në dasmën e tyre.

Të gjithë tashmë janë të qartë se Kiara Tito i ka punët si mos më mirë me vjehrrën, por smund të themi të njëjtën gjë për kunatën, motrën e Luizit.

Bashkëshorti i kësaj të fundit u bë publik në BBV ku tregoi marrëdhënien speciale më Luizin, e cila duket se nuk është më e njëjtë. Sokoli ndjek në rrjete sociale vetëm, Luizin, por jo Kiarën.

Ndërkohë as Luizi dhe as Kiara nuk e ndjek Sokolin. Ky i fundit nuk ka bërë asnjë reagim apo urim për lajmin e pritjes së ëmbël, ndryshe nga pjesa më e madhe e VIP-ave./albeu.com/

Artikulli paraprak“Toto Rinoo” është Dumani, “Galani” është Gërmizi. SPAK ka biseda përvëluese për goditjen e Mashës, daljet në kufi dhe planet e vrasjeve
Artikulli tjetërCilët janë më të fortë, dhëmbët e bardhë apo të verdhë?