Përsëri reshje të forta? Meteorologu tregon kur priten

Meteorologu Hakil Osmani tha se të premten priten reshje të dendura shiu.

Advertisements

Sipas tij nuk do të ketë erë të fortë si këtë të premte që lamë pas dhe reshjet do të jenë në zona të izoluara.

“Reshjet që ka sinjale të jenë gjatë ditës së premte, deri në pjesën e dytë të saj dhe gjatë të shtunës pritet të jenë me intensitet të lartë.

Advertisements

Për fat të mirë nuk ka ende sinjale të kemi erën e cila të jetë problematike, ashtu siç ishte gjatë ditës së premte ku kaloi shpejtësinë dhe 80 km/orë, por reshjet ka sinjale të jenë me intensitet të lart në zona të izoluara. Zonat që preken më shumë nga këto reshje janë zonat veriperëndimore, duke përfshirë qarkun e Shkodrës, Lezhës, po ashtu dhe kryeqyteti,” – u shpreh Osmani.

Artikulli paraprak“Mjaft, është mjaft!”, OKB thirrje për armëpushim të menjëhershëm në Gaza
Artikulli tjetërArlindi përlotet nga mesazhi i nënës së tij, i propozon gjatë spektaklit Uedës