“Na ka dërguar një person publik”, dy të rinj nga Elbasani tentojnë të zhvatin biznesmenin, sekuestrohen mijëra euro

Dy të rinj nga Elbasani janë vënë në pranga pasi përmes mashtrimit kanë tentuar të përfitojnë një shumë të madhe lekësh nga një biznesmen.

Advertisements

Policia bën me dije se dy të rinjtë janë prezantuar si përfaqësues të një personi publik

Në kuadër të operacionit “Repeat” u bë arrestimi i shtetasve A. Gj., 19 vjeç, R. B., 25 vjeç, të dy banues në Elbasan. Gjithashtu u shpall në kërkim shtetasi F. L., 25 vjeç.

Advertisements

Këta shtetas kanë tentuar të mashtrojnë një shtetas (biznesmen), duke iu prezantuar atij si përfaqësues të një personi publik, për të përfituar shumën 50 000 euro.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 8250 euro, 25 000 lekë, 1 automjet dhe 1 aparat celular. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Artikulli paraprakShtyhet seanca për Berishën, SPAK kërkon përjashtimin e gjyqtares
Artikulli tjetërAksidenti i frikshëm në autostradën Tiranë-Durrës, përplasen 3 makina luksoze