“Më jep borxhin e vëllait tënd”, arrestohet 21-vjeçari që rrahu të miturën në Durrës

Një 21-vjeçar në Durrës është arrestuar pasi ka dhunuar një 17-vjeçare.

Advertisements

Ai ka shkuar në lokalin ku punonte vajza, në lagjen nr.13 duke i kërkuar një shumë parash që pretendon se ja ka borxh vëllai i saj.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës për veprime të mëtejshme.

Advertisements

Njoftimi i policisë:

Këta specialistë arrestuan dhe shtetasin A. P., 21 vjeç, banues në lagjen nr. 13, pasi në një lokal në lagjen nr.13, ka dhunuar një 17-vjeçare që punonte aty, për t’i dhënë paratë që pretendon se ia ka borxh, vëllai i kësaj shtetaseje.

Artikulli paraprakKinematografia në zi! Mbyll sytë përgjithmonë aktori i dashur për publikun
Artikulli tjetërNxehen gjakrat brenda Kuvendit/ Koçi: Dash, mos e kruaj me mua (Debati)