Jeta e këtyre katër shenjave të horoskopit do ndryshojë rrënjësisht këtë të hënë

Ende nuk ishim shëruar nga Hëna e Plotë e mëparshme, në tetor, dhe po përballemi me një tjetër fenomen kozmik shumë të rëndësishëm, i cili megjithatë do të na ndihmojë të ndryshojmë jetën tonë për mirë.

Advertisements

Këto janë 4 shenjat më të prekura nga Hëna e Plotë tek Binjakët më 27 nëntor.

Binjakët

Advertisements

Hëna e Plotë në shtëpinë tuaj të parë është një mundësi e shkëlqyer për t’i nisur gjërat nga e para. Kush jeni, çfarë doni të arrini menjëherë dhe në afat të gjatë, çfarë jeni të gatshëm të bëni për të, sa e rëndësishme është gjithçka që keni në mendje dhe ndoshta hezitoni të parashtroni? Gjithçka del në pah, pavarësisht nëse mendoni është koha për një hobi të ri, një aktivitet që do t’ju mbushë me gëzim, përfitoni nga rasti.

Virgjëresha

Hëna e plotë tek Binjakët ndriçon biznesin tuaj dhe mbi të gjitha, gjithçka që dëshironi të bëni dhe nuk keni marrë guximin, kryesisht sepse për ju jeta është shpesh “kuti” dhe nëse nuk dilni plotësisht nga njëra, nuk mund të lëvizni tek tjetra. Kjo mënyrë të menduari lihet mënjanë për disa ditë, optimizmi origjinal kthehet në përditshmërinë tuaj dhe diçka brenda jush bërtet “hajde të gjejmë çfarë po na mungon”. Përgatituni për çdo lloj ndryshimi në punë.

Shigjetari

Është koha më e mirë për të sqaruar nëse dëshira juaj është vërtet e duhura për ju dhe se nuk është thjesht një tjetër pasion. Këto ditë janë për argëtim, gëzim dhe dalje. Ju do t’i bëni të treja, do të ruani vrullin që keni falë Diellit mbi ju dhe, në rast se tashmë jeni në një lidhje, kjo është një mundësi e shkëlqyer për të zhvilluar biseda konstruktive.

Peshqit

Këto janë ditët më të mira për t’u marrë më në fund me shtëpinë dhe familjen tuaj. Ju keni një nevojë shumë të thellë për t’u ulur dhe për të dekoruar hapësirën tuaj, për të bërë ndryshime në paraqitje, për të rifreskuar mjedisin ku jetoni dhe në përgjithësi për të kanalizuar energjinë në sendet dhe dëshirat tuaja. Ju gjithashtu dëshironi të kaloni kohë cilësore me familjen tuaj, veçanërisht nëse keni fëmijë. Kjo Hënë e Plotë do të kompensojë të gjithë kohën dhe mundësitë që keni humbur në muajt e mëparshëm.

Artikulli paraprakGazetarja habit me deklaratën e saj: Vajza e showbizit shkoi për 600 mijë euro në Dubai
Artikulli tjetërPlagosje me thikë në Durrës, 60-vjeçari në gjendje të rëndë