E rëndë/ Gjenden mbetje njerëzore, ja çfarë dyshohet

Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur ka njoftuar se ka hasur në eshtra gjatë gërmimeve në Prekaz të Skënderajt. Eshtrat e gjetura mund të jenë të personave të zhdukur gjatë luftës në Kosovë. Komisioni shtoi se gërmimet po vazhdojnë dhe se eshtrave do t’u bëhen analizat e ADN-së për për identifikim.

Advertisements

“Pas gërmimeve në lokacionin Arbanë, Prizren, sot gjatë ditës, ekipet e Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, Institutit të Mjekësisë Ligjore dhe Drejtorisë së Policisë për Hetimin e Krimeve të Luftës, kanë vazhduar gërmimet edhe në lokacionin e varrezave në fshatin Prekaz, Skenderaj. Pas disa orë gërmimeve, ekipet ka hasur dhe zhvarrosur mbetje mortore (eshtra) të viktimave që mund te jetë në Listën e Personave të Zhdukur. Gërmimet po vazhdojnë ende dhe në do t’iu njoftojmë pas rezultateve të ADN-së për identifikimet e mundshme të këtyre trupave”, ka thënë KQPZh.

Përveç Prekazit, Komisioni tha se ka kryer gërmime edhe në Arbanë të Prizrenit. Në luftën e zhvilluar në Kosovë më 1998/99, janë vrarë mbi 13.000 civilë. Mbi 1.600 persona vazhdojnë të jenë ende të pagjetur.

Advertisements

Artikulli paraprakEksodi masiv boshatisi vendin, ja sa shqiptarë u larguan në tetë vitet e fundit
Artikulli tjetër5-vjeçarja Solei dhunohet nga edukatoret në Durrës, drejtoresha nuk lejon të ëmën të marrë pamjet filmike