Drejt një romance? Blerando ”çelësi” i zemrës së Shqipe Hysenajt(VIDEO)

Shqipe Hysenaj, e cila tashmë është banore në spektaklin “BBVK2”, njihet për karakterin e saj të fortë.

Advertisements

Dihet se ajo kurrë nuk e ul “shpatën”, duke debatuar me këdo që i dilte përpara.

Mirëpo duket se dikush ia ka gjetur “telat e zemrës” Shqipes dhe ai është Blerando, i cili gjithashtu është banor i shtëpisë.

Advertisements

Dyshja shpesh shihen duke kaluar kohë bashkë, ku dukshëm Shqipes i pëlqen afrimiteti me Blerandon. Madje, e pyetur se “sa e do atë nga 1 deri në 10?”, ajo u përgjigj duke thënë se “Blerando e ka derën e hapur në çfarëdo lloj dimensioni, shoqëri apo diçka më tepër”.

Edhe përgjatë ditës së sotme, dyshja janë parë shumë të afërt bashkë, duke na lënë të hamendësojmë se do jenë çifti i parë që do krijohet këtë sezon të BBVK.

Artikulli paraprakBerisha paralajmëron lëvizje “ekstreme” brenda Kuvendit: Nuk përjashtohet…
Artikulli tjetërHoroskopi 7 nëntor 2023, çfarë parashikojnë yjet sot për ju