Dosja e Breçanit/ Kush është “Pika” që lëvizte miliona Euro me “Dajlokun” dhe “Bolin”?

Komunikimet e bëra në aplikacionin e koduar Sky ECC të zbërthyera nga autoritetet franceze dhe që i janë SPAK, u zbulua një grup kriminal i trafikut të drogës që u finalizua disa javë më parë me arrestimin e disa personave dhe disa të tjerë janë shpallur në kërkim, grup që drejtohej nga Ervin Mata.

Advertisements

Emisioni Uniko ka publikuar komunikimet mes Ismail Zenelit me nofkën “Daja-Dajloki-Transporter”, Eralbi Breçanit me nofkën “Boli-Toni”, shtetasit Besmir Murtati me nofkën “Kukësi” dhe përdoruesit me iniciale D.P. me nofkën “Elb-Elb Nissan”.

Ky i fundit është Ergys Dashi 34 vjeç, që njihej me pseudonimin “Pika”. Ergys Dashi njihej nga autoritetet italiane si organizator i një grupi kriminal në Itali gjatë viteve 2014-2017.

Advertisements

Më 22 Janar 2022, Ergys Dashi mbeti i vrarë në Ekuador në një atentat mafioz.

Artikulli paraprakArbnor Muja zbulon çfarë ju tha Silvinjo pas kualifikimit dhe ku ëndërron të luajë në të ardhmen
Artikulli tjetërE trishtë/ Ndahet nga jeta aktorja e njohur