Dashi
Advertisements
Dite mjaft e tensionuar dhe problematike kjo e sotmja për te gjithë ata qe janë ne një lidhje. Nuk do arrini dot te shihni me qartësi atë qe po iu ndodh dhe do bëni gabime njeri pas tjetrit. Beqaret do kenë mundësi shume te mira për te pasur takime impresionuese. Financat do kenë disa tronditje te vogla megjithatë nuk pritet asnjë problem serioz nëse merrni masa strikte.
Demi
Advertisements
Planetët do e mbrojnë gjate gjithë kohës jetën tuaj ne çift gjate kësaj dite dhe nuk pritet as problemi me i vogël. Përkundrazi mund te merren edhe vendime te rëndësishme mbi te ardhmen. Beqaret do jene shume joshës dhe me fat. Përgatituni për ndryshime rrënjësore. Ne planin financiar do tregoheni me te kujdesshëm dhe do bëni një riorganizim te situatës.
Binjaket
Komunikimi ne çift do jete shume i mire gjate kësaj dite. Do i sqaroni te gjitha mosmarrëveshjet qe keni pasur dhe do shihni me më shume optimizëm drejt se ardhmes. Beqaret do kenë disa takime, por asnjeri nuk do jete ne lartësinë e duhur. Financat do jene goxha shqetësuese, prandaj duhen marre masa drastike. Po iu la gjithçka kohës situata do ndërlikohet me tepër.
Gaforrja
Edhe pse nuk do jeni shume te sigurte për jetën sentimentale, serish do kaloni një dite te këndshme me partnerin. Përfitoni nga qetësia e te dyve për te folur hapur. Beqaret nuk duhet te nxitohen për asgjë sepse mund te bëjnë gabime te pafalshme. Financat do jene te dobëta. Ulni paksa shpenzimet dhe filloni t’i menaxhoni me kujdes ato para qe keni.
Luani
Dite e mrekullueshme kjo e sotmja për te gjithë ata qe janë ne një lidhje. Edhe sytë do iu buzëqeshin ne momentet kur te jeni pranë te dashurit tuaj te zemrës. Beqaret do jene gati edhe për aventura kalimtare, mjafton qe te ndihen me se miri. Ne planin financiar do keni fat me shumice dhe do mund te kryeni te gjitha transaksionet qe keni menduar.
Virgjeresha
Priten ndryshime te mëdha gjate kësaj dite ne jetën tuaj sentimentale. Do i mendoni më me qetësi ato qe do bëni dhe nuk do nxitoheni te merrni vendime. Beqaret nuk duhet t’iu besojnë shume personave qe do i joshin gjithë kohës sepse mund edhe te zhgënjehen. Financat do jene me te mire se kohet e fundit dhe kjo gjë do iu japë qetësinë e kërkuar.
Peshorja
Dite goxha e vështirë kjo e sotmja për te gjithë ata qe janë ne një lidhje. Nuk do i pranoni lehte disa kritika te partnerit dhe ndonjëherë gjithçka mund t’iu duket me tendence te keqe. Beqaret duhet te bëjnë edhe pak me tepër durim nëse duan ta gjejnë personin e përshtatshëm. Merkuri do jete si thike me dy presa ne planin financiar. Beni shume kujdes.
Akrepi
Zemra juaj do ndihet me se miri sot sepse çdo gjë do shkoje për mrekulli ne jetën tuaj ne çift. Toleranca dhe mirëkuptimi do jene pikat tuaja me te forta. Beqareve do iu konkretizohen me ne fund ëndrrat dhe me shume gjase do ndryshojnë shume shpejt status. Për shkak te një dëshirë te çmendur për te shpenzuar pa mase, financat do jene goxha te dobëta. Kujdes!
Shigjetari
Do jeni shume romantike gjate kësaj dite ne jetën tuaj ne çift dhe do e surprizoni gjate gjithë kohës personin qe keni ne krah. Momentet emocionuese do jene te pafundme. Beqaret nuk duhet te krijojnë një lidhje me personin e pare qe do iu dale përpara sepse mund te bëjnë gabime te renda. Qe financat te jene te mira duhet te shpenzoni vetëm për te shlyer detyrimet.
Bricjapi
Ata qe janë ne një lidhje nuk do ndihen shume mire gjate kësaj dite. Si ju ashtu edhe partneri do jeni kokëfortë dhe nuk do toleroni për asnjë moment. Kujdes sepse situata mund te përkeqësohet me shume sesa mendoni. Beqaret nuk do jene te favorizuar nga yjet. Ne planin financiar tregohuni me te përgjegjshëm dhe mos kryeni shpenzime kot se koti.
Ujori
Asgjë e rëndësishme nuk ka për te ndodhur gjate kësaj dite ne jetën tuaj ne çift. Do vazhdoni te ruani një komunikim te mire me partnerin dhe nuk do keni mosmarrëveshje. Beqaret do takojnë një person qe do ngjaje shume me atë qe kane ëndërruar prej kohesh. Ne planin financiar nuk do jete asgjë shume e thjeshte. Tregohuni shume te matur për te mos pasur probleme.
Peshqit
Pasioni ne çift do jete i çmendur gjate kësaj dite dhe emocionet, te papërshkrueshme. Shfrytëzojeni ditën deri ne sekondën e fundit sepse gjera te tilla nuk përsëriten shpejt. Beqaret do jene shume te shpërqendruar dhe nuk do dine çfarë te bëjnë me pare. Financat do jene gjithë kohës te mbrojtura nga Plutoni. Nuk do keni as vështirësinë me te vogël ne këtë sektor.