Deputetja Gjylameti përplaset fizikisht me deputeten e PD(Video)

Opozita ka vijuar të martën me bllokimin e punës së komisioneve në kryesinë e kuvendit.

Advertisements

Deputet e PD kanë vendosur një barrikadë me karrige tek komisioni i sigurisë kombëtare, duke mos lejuar zhvillimin e mbledhjes.

Një moment, deputetja e PS, Blerina Gjylameti që ka tentuar të hyjë në komision, por është hasur me barrikadën e deputetëve demokratë, është përplasur fizikisht me deputeten e PD, Elda Hoti.

Advertisements

Kjo situatë vijon në kryesinë e Kuvendit prej disa ditësh çka ka bërë që një pjesë e komisioneve të zhvillojnë mbledhje vetëm online.

Opozita e cilëson në kundërshtim me rregulloren vendimin për të zhvilluar online mbledhjet e komisioneve. Sipas tyre kjo është një shkelje e rëndë e Kushtetutës në kohën kur në komisione diskutohet buxheti i vitit të 2024.

Artikulli paraprakGjykata e Strasburgut merr vendim për tragjedinë e Gërdecit: U shkelën procedurat. Shteti të dëmshpërblejë me 12 mijë euro Zamira Durdajn
Artikulli tjetërShoqërohet në polici edukatorja e kopshtit privat që dhunoi barbarisht 3-vjeçaren