Avokati “hap letrat”: Të përjashtohet gjyqtarja, Berisha e shkarkoi 20 vite më parë

Shtyhet për në orën 15:30 seanca e sotme e Sali Berishës në gjyq për dosjen “Partizani” ku kërkon shuarjen e dy masave të sigurisë, detyrim paraqitje dhe bllokimin e daljes jashtë vendit.

Advertisements

Avokati Genc Gjokutaj tha se kërkoi për herë të dytë përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka, pasi 20 vite më parë kur Sali Berisha ishte president i vendit dhe njëkohësisht kreu i KLD-së kjo gjyqtare është shkarkuar nga detyra.

“Ne e filluam seancën me pak vonesë se kishte një gjykim tjetër. Bëmë një kërkesë për përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka. Seanca u ndërpre për të shqyrtuar kërkesën për përjashtim. Seanca u shty për në orën 15:30.

Advertisements

Gjoka duhet të heqë dorë pasi në 1996 kjo gjyqtare u shkarkua nga detyra nga KLD atëherë që drejtohej nga Berisha si president i vendit. Në kërkojmë shuarjen e masës sepse gjykata nuk ka zbardhuar vendimin në kohë” tha ai.

Artikulli paraprak“Zbërthehen” 2 call centera që mashtronin me tregje fiktive në Tiranë, 8 në pranga, sekuestrohen 13 500 euro
Artikulli tjetërNuk ka qetësi për Shqipërinë! Stuhi dhe reshje shiu, ja kur pritet të përmirësohet moti