3-vjeçares dyshohet se iu thye këmba nga dhuna në kopsht, qytetarët protestë

Prindi i një fëmijë të mitur denoncoi në një emision televiziv dhunën e ushtruara ndaj vajzës së saj në një kopsht privat në Tiranë.

Advertisements

Mamaja pretendon se e bija 3-vjeçe është dhunuar brenda kopshtit privat “Stinët” në rrugën “Kushtrimi i lirisë” në kryeqytet.

Ngjarja sipas saj ka ndodhur në datën 1 Nëntor 2023, ku vajzës i është thyer këmba nga dhuna.

Advertisements

Sipas prindërve kjo nuk është hera e parë që në këtë institucion privat të kujdesit ndaj fëmijëve ushtrohet dhunë ndaj tyre.

Prindërit dhe qytetarë kanë njoftuar mbajtjen e një protestë para kopshit privat, i cili ndodhet sipër lagjes Ali Demi mbrapa shkollës Kushtrimi i Lirisë.

“Sot ora 16:00. Kush ka mundësinë të mos mungoj sot! SOT ORA 16:00”, thuhet në njoftimin e organizatorëve.

Artikulli paraprak“Edhe ai e ka tradhtuar…”, Vesa tregon “sekretin” e vëllait të Mërgimit: Më ka shkruar
Artikulli tjetërHumb jetën tragjikisht 62-vjeçari në vendin fqinj, zbardhen dyshimet e para