Zbardhet krimi/ U mendua si vdekje natyrale, si u vra 70-vjeçari nga fqinji i tij me sëpatë dhe u hodh në kanal

Është zbardhur vdekja e 70-vjeçarit, Musa Bajraktari, i cili u gjet i pajetë në një kanal të fshatit Boks në Shkodër të enjten (19 tetor) rreth orës 14:25.

Advertisements

Fillimisht u dyshua se ishte vdekje natyrale, por u zbulua se viktima ishte goditur me sëpatë nga fqinji i tij, i cili më pas e kishte hedhur në kanal.

Autori i dyshuar, Xhemal Zeqiri është arrestuar nga policia e Shkodrës dhe dyshohet se vrasja ka ndodhur për motive të dobta.

Advertisements

Në njoftimin paraprak, policia raportoi se në trupin e viktimës nuk ishin konstatuar shenja dhune dhe se dyshohej që 70-vjeçari kishte humbur jetën për shkaqe natyrale.

Viktima raportohet se banonte në fshatin Kullaj të Shkodrës.

“Rreth orës 14:25, në kanalin e fshatit Boks, është gjetur trupi i pajetë i shtetasit M. B., 70 vjeç, banues në fshatin Kullaj. Nga këqyrja e trupit të 70-vjeçarit, nuk janë konstatuar shenja dhune. Paraprakisht dyshohet se ky shtetas e ka humbur jetën prej shkaqeve natyrale”, njoftoi policia ditën e djeshme (29 tetor).

Artikulli paraprakShqiptarja që bëri bujë në “BB Italia”, flet shoku i ngushtë i Massimiliano Varrese: Babain e Heidi Baçit do ta hedhim në gjyq për…
Artikulli tjetër“Në Gjermani paguhet 2 mijë € elektriçisti”, eksperti: Kaq është minimumi