Policia e Kosovës ka zbardhur detaje të reja në lidhje me plagosjen e trefishtë mbrëmjen e së premtes në lagjen “Lakrishtë” të Prishtinës.
Advertisements
Tre të plagosurit janë të mitur dhe për momentin ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve. Dy autorët janë në arrati. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar si prova materiale tre gëzhoja të armës.
“Prishtinë, 20.10.2023-18:44. Tre viktima meshkuj kosovarë -të mitur, janë duke u trajtuar në QKUK, pasi që të njëjtit janë qëlluar me armë zjarri nga dy të dyshuar meshkuj kosovarë.
Advertisements
Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar si prova materiale tri gëzhoja të armës, në lidhje me rastin janë intervistuar pesë dëshmitar, dy të dyshuarit gjenden në arrati, rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raportin e policisë.