‘Tërbohet’ moti në vend/ Anulohen lundrimet e trageteve Durrës-Bari, ja çfarë pritet në vijim

Për shkak të afrimit të motit të keq Autoriteti Portual Durrës, njofton anulimin e përkohshëm të lundrimeve mbrëmjen e sotme.

Advertisements

Si pasojë e motit të paqëndrueshëm që pritet të përfshijë rajonin e Adriatikut, kompanitë e lundrimeve kanë njoftuar se mbrëmjen e sotme do të pezullohen lundrimet e trageteve nga Durrësit drejt Barit (Itali) dhe anasjelltas.

Advertisements

Referuar parashikimeve të autoriteteve detare forca e erës do të shkojë deri në 30 m/s, ndërsa dallgëzimi në det të hapur do të variojë nga 7-8 bft.

Lundrimet drejt Ankonës do të vijojnë normalisht.

Artikulli paraprakPamjet e frikshme/ “Benz-i” me shpejtësi skëterrë merr para makinën që u fut në parakalim! Momenti i aksidentit ku vdiqën dy vëllezërit në tunelit e Kalimashit
Artikulli tjetërDeklaratat e Vangjel Dules, vjen reagimi i menjëhershëm i Artan Hoxhës