Pro*titucion te Astiri, nën hetim 40-vjeçarja dhe ish-punonjësi i një hoteli

Pas një denoncimi në rrjet se në një hotel në zonën e ish-Astirit në Tiranë ushtrohej prostitucion, një 40-vjeçare dhe një ish-punonjës janë vënë nën hetim.

Advertisements

Sipas policisë, janë vënë nën hetim 40-vjeçarja M. B., për veprën penale “Prostitucioni” dhe 47-vjeçari me inicialet T. S., ish-punonjës në hotelin ku dyshohet se ushtrohej prostitucion, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.

Vijon puna hetimore për identifikimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të shtetasve të tjerë përfshirë në këtë veprimtari të paligjshme. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Advertisements

Artikulli paraprakFOTO/ Ky është burri që u vra me sëpatë dhe u la në kanal
Artikulli tjetërMeloni divorcohet nga burri: Pas 10 viteve rrugët tona ndahen këtu!