Në emisionin “Të Paekspozuarit”, është diskutuar për bllokimin që mazhoranca po i bën opozitës, duke mos lejuar krijimin e komisioneve hetimore dhe duke refuzuar kandidaturën e shumicës së deputetëve, Oerd Bylykbashin, për të qenë bashkëkryetar i Komisionit për Reformën Zgjedhore.
Advertisements
Ylli Rakipi i bëri një pyetje ironike deputetit të Partisë Socialiste, Arben Pëllumbi, se përse nuk vendosin ta mbyllin opozitën me ligj dhe kështu “bien të gjithë rehat” dhe nuk është nevoja të kemi një opozitë sa për fasadë.
Ylli Rakipi: Pse nuk pranoni ju Oerd Bylykbashin si bashkëkryetar të Komisionit të Reformës Zgjedhore, që propozon shumica e opozitës? Ne nuk jemi të vegjël që të gënjehemi. Ju keni marrë çdo pushtet, dakord mbylleni fare me ligj opozitën…. Opozita që ka numrat kërkon Bylykbashin.
Advertisements
Andi Bushati: Kur bënë marrëveshje me partitë që Basha braktisi parlamentin, bënë tryezë politike dhe komisionin e drejtonte Rudina Hajdari, që ishte e përjashtuar nga PD. Pra standarti, opozitën e kanë këta prandaj parlamenti duhet të ngrejë komisionin me parlamentarët dhe shpikën diçka tjetër për ta përfshirë. Pra për të njëjtën çështje përdorni dy standarte.
Horoskopi për ditën e sotme, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju
Arben Pëllumbi: Nëse mendoni se do të shkojmë kundër interesit tonë, nuk jemi budallenj të shkojmë. Ne nuk po flasim për interesat e ngushta të PS, por zbatimin e ligjit.
Ylli Rakipi: Pse nuk e lejoni Bylykbashin? Ore pse nuk e merrni fare…. Edi Rama jo ju, se ju s’keni gjë në dorë. Po merreni fare opozitën, bëni ligj dhe kthehemi 30 vjet më parë, biem rehat.
Arben Pëllumbi: Sipas jush, e gjithë demokracia e këtij vendi, i gjithë parlamentarizmi, varet nga emri i Bylykbashit dhe Alibeajt?
Ylli Rakipi: Jo, jo. Këtu varen të gjitha nga Rama. Unë po them nëse ke 40 vota për Bylykbashin duhet respektuar kjo votë.
Arben Pëllumbi: Sepse rregullorja e Kuvendit të Shqipërisë, nuk ka parashikuar konfliktin midis forcës politike që ka sjellë grupin parlamentar në parlament dhe grupit parlamentar.
Neritan Sejamini: Mund të thoni se ku rregullorja parashikon që një parti sjell kryetarin e grupit nga jashtë?
Arben Pëllumbi: Nuk e thotë.
Neritan Sejamini: Pse pra ju quani Bashën kryetar grupi?
Arben Pëllumbi: Ku e parashikon rregullorja të jetë një njeri i përjashtuar? Kërkojini përgjigjet te opozita për këtë.
Neritan Sejamini: Ku e parashikon që një parti sjell një shkresë partiake dhe Kuvendi mbi këtë bazë emëron kryetarin e grupit parlamentar?
Arben Pëllumbi: Nuk është emëruar. Nuk ka ndodhur ndonjëherë në historinë e parlamentarizmit shqipar, që forca politike që ka sjellë deputetët, të hyjë në konflikt me deputetët e vetë.
Neritan Sejamini: Mbi ç’bazë keni emëruar zotin Basha ju?
Arben Pëllumbi: E keni parë se kush vjen në parlament? Nuk e kemi zgjedhur. Është Gazment Bardhi.