Nuk ndalen studentët e mjekësisë, ja kur do të zhvillohet protesta e radhës

Studentët e Universitetit të Mjekësisë edhe ditën e sotme do të vijojnë protestën e tyre.

Advertisements

Ata njëzëri do të mblidhen në sheshin para Ministrisë së Arsimit në shenjë proteste për ligjin e ri të miratuar për punën e detyruar që duhet të bëjnë brenda vendit.

Ligji i ri i detyron mjekët e sapo diplomuar të japin shërbimin e tyre në Shqipëri për një periudhë 5-vjeçare, para se ata të marrin diplomën për përfundimin e studimeve të tyre.

Advertisements

Studentët e kanë refuzuar kategorikisht këtë ligj, duke e konsideruar atë si të padrejtë, ndërsa çështja ka kaluar edhe në Gjykatën Kushtetuese.

Përmes një postimi në rrjetin social Instagram, ata bëjnë me dije se protesta do të zhvillohet ditën e sotme në orën 17:00

Artikulli paraprakTronditëse/ Doktoresha e azilit: Fëmijë u marrin pensionet pleqve, nuk u vijnë as në varrim
Artikulli tjetërLajmi i fundit/ Jep dorëheqjen Ardi Veliu