“Mos ma përmend Luizin”/ Çfarë ndodhi? Armaldo acarohet si asnjëherë më parë

Përmendja e emrit të Luiz Ejlli e ka acaruar keq Armaldo Kllogjerin gjatë provave të Dancing With The Stars.

Advertisements

Gjatë provave Mariana i ka thënë që ta shikonte me inat siç ai shikonte Luizin gjatë qëndrimit në Big Brother VIP, por kjo gjë e ka acaruar Armaldon.

Pjesë nga biseda:

Advertisements

Mariana: Unë e kam pasur për shaka.

Armaldo: Për shaka? E dyta herë për shaka, sepse më ke thënë më shiko me inat siç shikoje Luizin, herën e dytë e bën këtë deklaratë. Si mund të flasësh në emrin tim?

Mariana: Pse je prekur kaq shumë se kuptoj.

Armaldo: Të shikosh komentet në rrjete sociale do e kuptosh pse jam prekur aq shumë.

Mariana: Nuk e kam bërë me tendencë.

Armaldo: Unë me atë njeri nuk flas fare dhe nuk dua të flas fare. Shkoj unë në shtëpi dhe dëgjoj unë se çfarë thua ti për mua në prova.

Më pas situata e tyre është qetësuar dhe kanë vijuar me provat.

Artikulli paraprakMe sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera
Artikulli tjetërE qëlloi dhe ra në kanal! Vjen reagimi i policisë, si ndodhi vrasja në Shkodër?