Krim në familje, gruaja në Tiranë godet burrin me thikë, policia nuk e arreston se është shtatzënë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Kombinat, Tiranë.

Advertisements

Gruaja ka qëlluar me thikën e bukës bashkëjetuesin, Erald Tosku pas një konflikti në banesë.

Fillimisht gruaja është konfliktuar me burrin për motive të dobëta dhe më pas e ka qëlluar me thikën e bukës.

Advertisements

I plagosuri është transportuar në spital dhe pas ndihmës mjekësore ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërsa policia ka shoqëruar në komisariatin nr.6 autoren e krimit ku edhe i ka marrë deklaratën.

Mësohet se gruaja nuk është arrestuar sepse është nën e një fëmijë 1 vjeç dhe gjithashtu 6-muajshe shtatzënë. Për këtë arsye u vendos procedimi i saj në gjendje të lirë.

Artikulli paraprakDielli i saj feston ditëlindjen, Arbana Osmani e uron me foton e rrallë nga dasma
Artikulli tjetër“Po më dridhet trupi, filloi të gjuante me sëpatë”, tmerri në Korçë, flet dëshmitarja: 52-vjeçarja ngriti duart dhe po bërtiste