Fifi përplaset me Lorin: Jam 77 kile jo 52, ma gjej një …

Fifi, një nga konkurrentet e spektaklit të kërcimit “DWTS” ka vendosur që këtë të premte të vinte plot entuziazëm, si “Kruela” në kërcim.

Advertisements

Megjithatë, nuk u prit mirë nga juria, e cila nuk e pa atë entuziazmin e këngëtares që aq shumë e karakterizon.

Batutat

Advertisements

Lori: Fifi kur nis kërcimin ke një impostim në pjesën sipër që tregon që do e djegësh skenën. Shoh Gracianon që gjithë kohën gjatë performancës të jep zemër, ti nuk i përgjigjesh në të njëjtën formë.

Fifi: Zemra, po sa kam lindur moj.

Por si u vlerësua Fifi? Valbona Selimllari 7 pikë, Lori Bala 6 pikë, Ilir Shaqiri 6 pikë, Olta Gixhari 6 pikë. 25 pikë në total.

Me marrjen e pikëve, partneri i Fifit, balerini Graciano Tagani tha se këto javë kemi parë një juri të ndarë në dy grupe; Olta me Ilirin dhe Valbona me Lorin.

Diskutimi

Graciano: Dy juri të ndara. Duhet të vlerësohemi për padjeshkat (rrotullimet) apo…

Lori: Unë do të doja një goditje këmbe shumë të fortë nga Fifi.

Fifi: O zemra jam 77 kg, nuk jam 52.

Lori: S’ka lidhje.

Fifi: Ma sillni një 77 kg tjetër ta sfidojë këtu.

Bora: Në momentin që ne kërkojmë nga Fifi mendojmë se mund të mbërrijë diku më shumë.

Graciano: Dakord, por kam përshtypjen se duhet suportuar pak më shumë në pikë.

Olta: E drejtë dhe Fifi është suportuar. Kam përshtypjen se kështu je duke i bërë dëm.

Pas diskutimit, Fifi i ka vënë “kapak” gjithçkaje duke u kërkuar ndjekësve të votojnë VIP 14.

Artikulli paraprakFrikë dhe panik! Tërmet i fortë në Turqi
Artikulli tjetërArrestohet ish-missi shqiptar, i mori 200 mijë euro biznesmenit duke e shantazhuar me video intime