Dhëndri i ish-kryeministrit Sali Berisha, Jamarbër Malltezi pritet të dalë ditën e sotme para gjykatës, për t’u njohur me masën e sigurisë.
Advertisements
Seanca pritet të zhvillohet rreth mesditës, në orën 13:30 minuta në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Në të njëjtën orë pritet të zhvillohet edhe masa edhe biznesmenin Fatmir Bektashi, ndaj të cilit është caktuar masa ‘detyrim paraqitje’.
Dhëndri i Sali Berishës, Jamabër Malltezi u arrestua mbrëmjen e djeshme në Rinas, pasi akuzohet për aferën e privatizimit të Partizanit.
Advertisements
Malltezi akuzohet për veprën penale “Korrupsioni pasiv të funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendor” dhe “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.
Në njoftimin e SPAK thuhet se Malltezi ka përfituar 5.4 milionë euro apo rreth 7 miliardë lekë, me favorizimin e Berishës si kryeministër sa i takon kompleksit Partizani.
Sakaq, Malltezi në bashkëpunim me Fatmir Bektashi, është paraqitur si investitor në punimet për ndërtimin e bllokut të banesave, ndërkohë që nuk rezulton të ketë investuar, duke kryer veprime financiare, transaksione të copëzuara, apo në cash, për të fshehur origjinën dhe marrë përfitimin monetar në shumën 672 976 832 lek ose 5 420 345 euro, (përfitim i paligjshëm) duke e paraqitur si e ardhur e ligjshme e siguruar nga investimi në veprimtari në ekonomike.
Bektashi, ka ndihmuar Malltezin që nëpërmjet “Homeplan” sh.p.k., të rezalizonin fshehjen e origjines së vërtetë të përfitimeve monetare të parregullta të shtetasit Malltezit, duke i paraqitur ato si të ardhura te ligjshme nga biznesi.