Detajet/ “Ishte ulur në vendin e parë të furgonit, hapi derën dhe…”, zbardhen dëshmitë e pasagjerëve, si u vetëvra 55-vjeçarja në Peqin

Zbardhen të tjera detaje në lidhje me ngjarjen e rëndë në Peqin, ku një 55-vjeçare u vetëhodh nga furgoni që ishte në lëvizje dhe gjeti vdekjen.

Advertisements

Gazetari Fatmir Popja raporton për BalkanWeb, duke iu referuar dëshmisë së pasagjerëve të tjerë, Merushe Gjuzi ishte ulur në vendin e parë dhe krejt papritur hapi derën e furgonit dhe u hodh.

“Të gjithë kanë qenë të pavëmendshëm. Ata e kanë pasur vëmendjen te telefonat, gjithçka ndodhi në pak sekonda. Pasagjerja ka qenë e ulur në vendin e parë. Ka hapur derën dhe është vetëhedhur. Të gjithë zbritën për t’i dhënë ndihmën e shpejtë, por përplasja ka qenë fatale.”, tha Pope në një lidhje live për News24.

Advertisements

(BalkanWeb)

Artikulli paraprakHidhet nga furgoni, humb jetën 55-vjeçarja në Rrogozhinë, dëshmia e shoqes
Artikulli tjetër“Ishte zënë me bashkëshortin”, flet shoqja e 55-vjeçares që u hodh nga furgoni