Shqipëria ka luajtur gjashtë ndeshje në eliminatoret e Europianit, në grupin E, ku ka grumbulluar 13 pikë e mban vendin e parë në grup, duke qenë pretendentja kryesore për të qenë e kualifikuara si vend i parë i këtij grupi. Mbeten edhe dy ndeshje, ajo ndaj Moldavisë në transfertë dhe në fund ndaj Ishujve Faroe, për të mbyllur këto eliminatore që kanë rezultuar deri tani të suksesshme e spektakolare për ekipin tonë. Një nga lojtarët që i ka munguar grupit këta muaj është Armando Broja, si pasojë e një dëmtimi të rëndë e të gjatë. Por lojtari është kthyer e megjithatë nuk është ende gati, e këtë e konfirmoi trajneri i Çelsit, Mauricio Poçetino, i cili konfirmon kështu atë që tha pak ditë më parë trajneri brazilian i Kombëtares tonë, Silvinjo, duke shuar kështu edhe dilemat apo dyshimet se mes lojtarit e trajnerit kishte një përplasje të madhe.
Advertisements
Broja i dëmtuar nuk do të luajë në derbi me Arsenalin, e konfirmon trajneri i Çelsit
Dyshimet për një përplasjes mes trajnerit Silvinjo dhe Armando Brojës kanë marrë fund dje, pasi shqetësimi në gju i lojtarit u konfirmua edhe nga Çelsi dhe këtë e zbuloi vetë trajneri Mauricio Poçetino. Kështu, Armando Broja nuk do të jetë gati për derbin e Londrës mes Çelsit dhe Arsenalit. Këtë e ka konfirmuar trajneri argjentinas Mauricio Poçetino, i cili një ditë para derbit të Londrës deklaroi se sulmuesi shqiptar nuk do të jetë në dispozicion. Shkak është bërë një irritim në gjurin e majtë të sulmuesit 22-vjeçar, i cili për të njëjtën diagnozë u largua nga grumbullimi i Kombëtares Shqiptare në prag të ndeshjes me Çekinë. Asokohe u bë zhurmë e madhe, me një pjesë të mirë të medias dhe opinionit sportiv që aluduan për një krisje mes sulmuesit dhe stafit kuqezi, megjithatë vetë Silvinjo sqaroi para ndeshjes me Bullgarinë se nuk ka një çështje Broja dhe se futbollisti është larguar drejt Londrës pikërisht për një problem në gju. Fjalët e Silvinjos konfirmohen tashmë edhe nga Poçetino, i cili deklaroi në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes me Arsenalin se Armando Broja po vijon trajtimin për irritimin në gjurin e majtë dhe nuk do të jetë në dispozicion për derbin e Londrës. “Kemi sërish shumë mungesa dhe një ndër to është ajo e Brojës. Ka një irritim në gjurin e majtë, arsye për të cilën ndërpreu edhe grumbullimin me kombëtaren. Në dyshim është edhe sulmuesi tjetër Xhekson, për të cilin do të vendosim vetëm nesër”, u shpreh trajneri argjentinas i Çelsit. Në këtë mënyrë, duket se shuhen përfundimisht zërat për një çështje Broja në kombëtaren shqiptare, me sulmuesin që vijon rikuperimin te Chelsea, me shpresën që do të jetë gati për të dhënë kontributin e tij në dy ndeshjet e nëntorit, aty ku kuqezinjtë do të luajnë për të marrë edhe zyrtarisht një biletë për në Europianin e Gjermani 2024. Broja mund të bëhet gati në nëntor, gjithmonë nëse gjendja etij do të vijë duke u rikuperuar. Për momentin ai është nën kqyrjen e mjekëve të Çelsit, që nuk janë bindur ende se shqiptari është gati.
Advertisements