A do përdoren rezultatet e censit për fushatë elektorale? Ekserti i ekonomisë trondit me deklaratën

Eksperti i ekonomisë komentoi në një intervistë televizive në lidhje me Censi-n, ku konsideroi si pikën më të rëndësishme atë që do tregojë se sa është aktualisht popullsia në Shqipëri.

Advertisements

Soko shprehu frikën se këto të dhëna do të keqpërdoren nga partia në pushtet, sikurse ka ndodhur në të kaluarën.

Ai nuk beson se mos pyetja e një pjese të qytetarëve në lidhje me fenë dhe etninë është tendencioze.

Advertisements

I pyetur nëse e ka plotësuar formularin e Censi-t, Soko thotë:

Edhe mua nuk më kanë ardhur anketuesit në shtëpi. Ne te hyrja jonë e kemi derën me siguri të brendshme, ndoshta ka qenë ky problemi. E di që te blloku që jetoj, te disa komshi të mi kanë shkuar, besoj që këto ditë do të vijnë edhe te mua. Nuk dua se do të ketë proces shtyrje të censit, megjithëse do jetë normale edhe të shtyhet”.

Qytetarë të ndryshëm pohojnë se nuk janë pyetur për etninë dhe fenë, ndërkohë kreu i PBDNJ, Vangjel Dule thotë se kjo është e qëllimshme. I pyetur nëse mendon po njësoj, Soko u përgjigj:

Jo absolutisht. Nuk besoj se ka pyetje të qëllimshme. Kemi të bëjmë me 6 mijë anketues, që nuk operojnë me një komandë. Jo të gjithë kapitujt preken në çdo familje. Familje të ndryshme mund të kenë disa veçori. Besoj se ka qenë thjesht çështje proceduriale, s’besoj se ka pasur ndonjë tendencë. Jo të gjithë qytetarët janë të vetëdijshëm që mund t’i japin një përgjigje pyetjes. Nivelin kulturor s’e kanë të gjithë, dhe operatori arrin t’i evidentojë këto shtresa qytetarësh që s’e kanë nivelin për t’iu përgjigjur këtyre pyetje. Është tjetër të pyesësh a ke frigorifer në shtëpi dhe tjetër të pyesësh çfarë etnie je. Ndodhi edhe në 2011 që në shumë raste operatorët qëndruan te pyetjet objektive”.

I ndalur te rëndësia e të dhënave që përftohen nga Censi eksperti i ekonomisë thotë:

Censi është informacion jashtëzakonisht i nevojshëm për një shtet. Pasja e informacionit nga pikëpamja sociologjike, popullsia, gjendja ekonomike, vlera e aseteve, gjendja, emancipimi shoqëror, sa jemi zhvilluar, a jemi modernizuar mjaftueshëm. Pastaj nga pikëpamja ekonomike ka jashtëzakonisht shumë vlerë, arrin të kuptosh kush është motori i ekonomisë shqiptare, kush janë familjet, fuqia blerëse, asetet, kapitalet, gjendja e pasurive të tyre të luajtshme dhe të paluajtshme. Këto të dhëna do hapin premisat për të parë ku jemi si shoqëri, çfarë gjendje jemi, sa jemi dhe kjo është një nga pikat më të rëndësishme të Censit. Matjet e INSTAT tregojnë që jemi rreth 2,8 milionë, por a jemi realisht 2,8 milionë. Nga kjo do kuptojmë dëmin që ka shkaktuar emigracioni dhe natyra e atyre që janë larguar”.

I pyetur nëse këto të dhëna mund të keqpërdoren, Soko shprehet:

Këtu vijmë te Thembra e Akilit, të dhënat e shqiptarëve janë pjesa më e keqpërdorur e atyre që përbëjnë sekretin e një individi. Në momentin që një qeveri do ketë të dhëna kaq të rëndësishme, patjetër që mund të keqpërdoren. Nuk është se jemi të garantuar që nuk do keqpërdoren. E kaluara ka treguar se të dhënat janë keqpërdorur nga partia. Procese të tilla janë mbrojtur në publik, ku kryeministri flet me krenari për patronazhistët. Frika që unë kam, kam besim të madh që edhe këto të dhëna do keqpërdoren për fushatë elektorale. Shoqëria duket se është mpirë, e ka pranuar këtë realitet”.

Artikulli paraprakMonedhat e huaja thellojnë rënien/ Kursi i këmbimit për sot
Artikulli tjetër‘Kush të jetë vallë?,’ Anila Hoxha: ‘Krymi’ ka paguar 50 mijë € një zyrtar policie!