Po udhëtonte me vëllain dhe shokët, ky është 17-vjeçari që humbi jetën në Baldushk

Mbrëmjen e kaluar një 17-vjeçar u aksidentua për vdekje në Baldushk, Tiranë pasi humbi kontrollin e mjetit tip ‘Benz’ me të cilin po udhëtonte.

Advertisements

17-vjeçari Shyqeri Vrapi ishte duke udhëtuar me vëllain dhe dy shokë të tij kur në kthesë ka humbur drejtimin e makinës dhe është përplasur me bordurat anësore.

Nga ky aksident 17-vjeçari që lëvizte pa patentë humbi jetën në vendngjarje, ndërsa vëllai dhe shokët e tij u plagosën lehtë.

Advertisements

Ka dyshime se shkak për këtë aksident tragjik është bërë shpejtësia tej normave të lejuara gjatë momentit që makina ka hyrë në këtë kthesë.

Kjo nuk është hera e parë që të miturit marrin makinat e të afërmve, lëvizin pa patentë dhe shkaktojnë aksidente në disa raste edhe tragjike.

Kujtojmë se pak javë më parë, në Lezhë një 14-vjeçar përplasi për vdekje një 60-vjeçar pasi po lëvizte me makinën e babait. Edhe në Poliçan, rreth një muaj më parë 15-vjeçari Afisaldo Zylyftari humbi jetën pasi vëllai i tij 15-vjeçar Francesko humbi kontrollin e automjetit “Alfa Romeo” me të cilën po lëvizte. Nga ky aksident mbeti i plagosur vetë shoferi 15-vjeçar dhe dy vajza të mitura.

Aksidente të tilla duket se do shtohen edhe më tepër nëse autoritetet përkatëse nuk reagojnë dhe nuk marrin masa.

Artikulli paraprak“Bota e pa përgatitur”/ Ngrihet alarmi,raportohet për dy gra të infektuara me sëmundjen e rëndë ngjitëse
Artikulli tjetërMe makinë të bardhë, momenti i vetëdorëzimit të Habib Rexhës në polici (Video)